Sot për herë të dytë është mbajtur shqyrtimi fillestar në rastin “Dosja Grande”, lidhur me vizat italiane ku të akuzuar janë ish-deputeti Ukë Rugovë, ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) Astrit Haraqija dhe disa persona tjerë.
Të gjithë të akuzuarit, përveç Liridona Beqiri, Hasan Shaqiri dhe Haxhi Islami, të cilët munguan në këtë senacë, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale me të cilat ngarkohen. Seanca fillestare do të vazhdoj më 18 janar në ora 10:00, shkruan Betimi për Drejtësi.
Ky proces gjyqësor u kthye nga fillimi, pasi që gjyqtarit paraprak të çështjes Victor Partal, nuk iu kishte vazhduar mandati, dhe rastin kaloi te gjyqtari polak i EULEX-it,Vladimir Mikula.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e ngarkon Ukë Rugovën se gjatë periudhës maj 2011 deri në shkurt 2014 ka menaxhuar një grupi kriminal duke furnizuar individë me viza shengen të BE-së, nga Ambasada Italiane në Prishtinë. Të gjitha këto viza supozohet se janë marrë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet shtrembërimit apo korrupsionit.
Rugova akuzohet edhe për veprën penale posedim i pa autorizuar i armëve ku në rezidencën e tij janë gjetur një pistoletë dhe dy karikator.
Aktakuza e prokurorit Allen Cansick thekson se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka pranuar nga Prokuroria Italiane në Romë një kopje të dosjes së tyre lidhur me vizat ku përfshihet edhe emri i ish – ambasadorit Italian në Kosovë Michael Giffoni.
Insajderi tash e disa ditë ka filluar publikimin e meterialeve që lidhen më aktakuzën për këtë grup, ku përfshihen edhe përgjimet e telefonave të të akuzuarve.