Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Florian Rugova, ka shprehur angazhimin e saj për zhvillimin e Ulpianës dhe Dardanisë, duke theksuar se këto lagje janë zemra e Prishtinës dhe vendet ku ajo është rritur.
Ajo tha se entuziazmi dhe përkushtimi i qytetarëve të këtyre lagjeve për të parë një Kosovë më të mirë janë burim frymëzimi dhe motivimi për të vazhduar përpara.
“Kur sheh këtë entuziazëm dhe përkushtim të këtyre njerëzve që e duan Kosovën ma mirë, në sytë e tyre vëren shpresë, nevojë për ndryshim, merr energji dhe frymëzim për ma mirë”, shkroi ajo.
Rugova u shpreh se në sytë e qytetarëve vërehet shpresa dhe nevoja për ndryshim, ndërsa mbështetja për Partinë Demokratike të Kosovës dhe Bedri Hamzën si Kryeministër të ardhshëm është dëshmi se qytetarët janë të vendosur për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të mirë.