Rugova: Qytetarët janë të zhgënjyer, adresë e zgjidhjes së halleve të tyre është një qeveri në krye me Bedri Hamzën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Rugova: Qytetarët janë të zhgënjyer, adresë e zgjidhjes së halleve të tyre është një qeveri në krye me Bedri Hamzën

    Insajderi
    20 January 2025 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Floriana Rugova thotë se si deputete do të jetë një zë i fuqishëm në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. E synimi i saj mbetet  jetësimi i platformës së PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza.

    “Pas një përvoje të gjatë, institucionale, kryesisht në hartim të legjislacionit të fushës së drejtësisë, por edhe në fushën e koordinimit të politikave dhe integrimeve evropiane, vlerësoj se mund dhe do të jem një zë i fuqishëm në legjislaturën e ardhshme në Kuvendit e Republikës së Kosovës. Synimi dhe angazhimi im do të jetë në drejtim të jetësimit të platformës së Partisë Demokratike të Kosovës dhe i kryeministrit të ardhshëm z. Bedri Hamza”, ka pohuar Rugova.

    Rugova  po ashtu thotë se do të jetë një zë i fuqishëm sa i përket adresimit të sfidave të grave, kategorive të dala nga lufta e UÇK-së si edhe do të agnazhohet për një drejtësi më efikase.

    “ E kur jemi të programi i PDK-së, në përgjithësi, por edhe te pjesa e drejtësisë në veçanti, ky program është program i vetë qytetarëve tanë, sepse kane qenë shumë aktiv në hartimin e tij. Unë po ashtu synoj të jem zë i fuqishëm i adresimit të sfidave të grave, të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, po ashtu do të angazhohem për një drejtësi më efikase dhe më të shpejtë, edhe llogaridhënia brenda sistemit të drejtësisë duhet të përmirësohet, unë do të angazhohem po ashtu në këtë drejtim, por gjithnjë në koordinim me të gjithë hisedarët e sistemit”, ka thënë ajo.

    E sa i përket fushatës zgjedhore  Rugova thekson se është një momentum i rëndësishëm, që qytetarët të njjoftohen me programet e partive politike dhe pse disa nga to ende nuk kanë programe. Por shpreson që gara të jetë fer dhe se partitë politike do të distancohen nga gjuha e dhunës.

    “Fushata natyrisht që është një momentum shumë i rëndësishëm ku qytetarët do të njoftohen me programet e partive politike, së paku me ato parti që tashmë kanë programe, ngase për fat të keq ka të tillë që akoma nuk kanë programe. Pres dhe shpresoj që procesi zgjedhor dhe gara të jetë fer dhe korrekte. Që subjektet politike dhe akterët të tjerë të angazhohet që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Pres distancim nga gjuha e dhunës, nuk na duhet një gjuhë e tillë, dhe në këtë drejtim Partia Demokratike e Kosovës ka dëshmuar që është kampione në këtë aspekt, duke bërë ftesë publike për distancim nga kjo gjuhë, madje është subjekti i gati i vetëm politik që nuk ka asnjë masë ndëshkuese, besoj dhe jam e bindur që kështu do të jetë deri në fund të fushatës”, ka thënë Rugova.

    Rugova thotë se qeveria e tashme nuk i realizoi premtimet e dhëna dhe se zhëngimi i qytetarëve është i madh. E duke i parë dështimet e qeverisë aktuale, Rugova thotë se adresë e zgjidhjes së problemeve dhe halleve të qytetarëve , është një qeveri me në krye Bedri Hamzën.

    “Kjo tashme është shumë ë qartë, premtimet e qeverisë aktuale kanë qenë të mëdha, realizimet janë shumë larg, realizimet në përgjithësi e në veçanti ato në drejtësi janë shumë larg, andaj kjo qeveri me të drejtë mund të quhet e dështuar. Për fat të keq pritjet, ndonëse jo reale, kanë qenë të larta, andaj edhe zhgënjimi i qytetarëve është i madh. Prandaj qytetarët gjithnjë e më shumë po a kuptoj, po e pranojnë se adresë e zgjidhjes së problemeve dhe halleve të tyre është një qeveri e cila do të ketë Bedri Hamzen në krye”, ka thënë Rugova.

    Rugova thotë se përkrahja për PDK-në me Bedri Hamzën është e madhe dhe se kjo po dëshmohet çdo ditë, gjithandej vendit.   

    “Përkrahja për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për Bedri Hamzën është e madhe, e tillë po dëshmohet gjithandej vendit, kudo që jemi ngado që shkojmë vërejmë një qasje shumë të mirë. Një pritje dhe optimizëm se Kosova duhet ma mirë, se Kosova mundet ma mirë, se Kosovën ma të mirë e bënë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës z. Bedri Hamza dhe programi i tij qeverisës. Programi i Bedri Hamzës dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, është programi i vet qytetarëve. Andaj qytetarët po e mbështesin programin e tyre, po e mbështesin kryeministrin e tyre, për Kosovën ma mirë”, ka thënë Rugova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark