Rugova: Shkurti, i thatë sa i përket reshjeve të borës dhe shiut – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rugova: Shkurti, i thatë sa i përket reshjeve të borës dhe shiut

    Insajderi
    30 January 2025 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjasat janë të vogla se muaji shkurt do të nisë me temperatura ekstreme, deri në -13 gradë Celsius.

    Kështu u shpreh meteorologu, Mendim Rugova.

    ”Me llogaritjet e fundit, këto mundësi janë venitur. Patjetër që java që vjen pritet të jetë më e ftohtë, sesa kjo javë që jemi. Javën e ardhme temperaturat do të jenë më të ulëta, por jo në ekstremitet. Parashihet që minimalja të jetë -5 gardë Celsius, ndërsa në vise malore deri në -10 gradë Celsius. Ato maksimalet mbetën mbi 0 gradë Celsius, nuk parashihet të zhyten nën 0 gradë”, tha Rugova.

    “Sa i përket reshjeve të borës, parashihet që gjatë ditës së diel ose të hënë me pasë reshje bore, ende ka një paqartësi këtu. Por duket që do të jetë një javë e thatë, pa reshje”, tha tutje meteorologu.

    Rugova shtoi se në përgjithësi muaji Shkurt do të jetë i thatë sa i përket reshjeve.

    Ai bëri të ditur se mjegulla dhe ngricat në ultësira, përbëjnë pak problem në trafik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark