“Rugovasit” kërcënojnë kryeministrin Mustafa dhe deputetët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rugovasit” kërcënojnë kryeministrin Mustafa dhe deputetët

    Insajderi
    08 October 2016 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grup i ashtuquajtur “Rugovasit”, që edhe në muajt e fundit ka bërë kërcënime publike, ka kërkuar nga deputetët e Kosovës që të “mos gabojnë” e ta rikthejnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

    “Isa Putini po tenton me kthy demarkacionin. I bojm thirrje mos me gabu me kthy. jo rasisht te vorret ne Prishtine e kem lon ni predhe, te prroni ne jug te vorreve. I bojm thirrje edhe gjithe deputetve mos me gabu mifal tokat tona”, shkruhet në emailin e dërguar nga ky grup.

    “Rugovasit” kishin marrë përgjegjëinë për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës të ndodhur javë më parë, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje si përgjegjës për këtë akt./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark