Nga viti 2008 deri më 2020 ishte drejtor sportiv i Benficas, ndërsa nga viti 2021 e mbulon pozitën e presidentit të klubit portugez.
Nga arritja e Rui Costas në klubin portugez, “operacionet” më fitimprurëse janë si në vijim:
Joao Neves në Paris Saint-Germain për 60 milionë euro (produkt i sektorit të të rinjve).
Marcos Leonardo i shitur në Al-Hilal për 40 milionë euro (i blerë për 22 milionë).
David Neres i shitur në Napoli për 28 milionë euro (i blerë për 15 milionë).
Enzo Fernandez i shitur në Chelsea për 127 milionë euro (i blerë për 44 milionë).
Goncalo Ramos i shitur në Paris Saint-Germain për 65 milionë euro (produkt i sektorit të të rinjve).
Joao Felix i shitur në Atletico Madrid për 127 milionë euro (produkt i sektorit të të rinjve).
Darwin Nùnez i shitur në Liverpool për 85 milionë euro (i blerë 34 milionë euro).
Ruben Dias i shitur në Manchester City për 72 milionë euro (produkt i sektorit të të rinjve).
Ederson i shitur në Manchester City për 40 milionë euro (i blerë për 500 mijë euro).
Axel Witsel i shitur në Zenit për 40 milionë euro (i blerë për 9 milionë euro).
Raùl Jimenez i shitur në Wolverhampton për 38 milionë euro (i blerë për 22 milionë euro).
Renato Sanches i shitur në Bayern Munich për 35 milionë euro (produkt i sektorit të të rinjve).
Angel Di Maria i shitur në Real Madrid për 33 milionë euro (i blerë për 8 milionë euro dhe më pas i marrë ‘gratis’ vitin e kaluar).
Fabio Coentrao i shitur në Real Madrid për 30 milionë euro (i blerë për 900 mijë euro).
Një total prej 820 milionë eurosh të fituar në krahasim me 155 milionë euro të shpenzuar..
Ah mos të harrojmë, Benfica nga viti 2008 ka fituar: 7 herë titullin e kampionit, 2 herë Kupën e Portugalisë, 7 herë Kupën e Ligës, 5 herë Superkupën e Portugalisë.
Në fushën e blertë ishte një fenomen. E në tavolinë është një mbret.
Thjesht, Manuel Rui Costa…