Rukiqi akuzon Muratin për dështim në projekte Investive: Nuk ka asnjë të realizuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Rukiqi akuzon Muratin për dështim në projekte Investive: Nuk ka asnjë të realizuar

    Insajderi
    29 January 2025 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, për mungesën e projekteve investive konkrete.

    Rukiqi ka thënë se, pavarësisht shumë mundësive dhe angazhimeve, ministri Murati nuk ka qenë në gjendje të prezantojë asnjë projekt të vetëm që do të kishte një ndikim të dukshëm ekonomik.

    “654 milionë EURO. Nuk ke në gjendje më e përmend: NJË projekt të vetëm. Që pse këta ikin nga debati dhe ballafaqimi“, tha ai duke shtuar se ata janë sfiduar publikisht për të numëruar së paku tri projekte investive, por që nuk mundën të paraqesin asnjë.

    “E kemi thënë më zë këtë. I kemi sfidu publikisht me i numëru, së paku tri projekte investive. Këta jo tri, po nuk e kanë një të vetëm”.

    “P.S. Prej këtij nuk pritet ma shumë. Paranë vetanake, të investuar në aksione, e ka të deklaruar më humbje”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark