Kandidati i Lidhjes Demokratike e Kosovës për deputet, Berat Rukiqi, tha se partia e tij do të fokusohet në mbështetje të sektorit privat dhe rikthimin e investimeve kapitale, të cilat janë të domosdoshme për rritjen ekonomike të vendit.
Rukiqi tha se LDK-ja do të eliminojë ndërhyrjet e shtetit në biznes, duke zbatuar ligjet në mënyrë të drejtë dhe transparente, për të siguruar financa dhe mundësi të barabarta për të gjithë bizneset.
”Sektori privat kërkon që shteti mos të jetë akter në bërjen biznes, ne do ta largojmë dhe këtë do ta bëjmë duke zbatuar ligjet si duhet dhe duke u siguruar që secili të jetë i barabartë. Do të sigurojmë financa për bizneset, sepse sot kriza e likuditetit pamundësia me i kry pagesat e ndryshme dhe pamundësia me i vazhdu investimet e tyre janë jetike për bizneset”, tha ai në rtv 21.
“Ne do ia kthejmë vendit investimet kapitale që janë të rëndësishme e rritjes ekonomike të vendit. Ne do t’i shfrytzojmë të gjitha paret që janë të parapara por jo me tendera me njerëzit e afërt jo me tender sekret por, me procedura të hapura”, tha Rukiqi.
Rukiqi kandidon me numër 20 në zgjedhjet e 9 shkurtit.