Rukiqi: Fort shtrenjtë jemi duke e paguar paaftësinë e Hekuran Muratit dhe qeverisjes së tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rukiqi: Fort shtrenjtë jemi duke e paguar paaftësinë e Hekuran Muratit dhe qeverisjes së tyre

    Insajderi
    07 May 2025 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi ka reaguar ndaj deputetit Murati, duke e akuzuar atë dhe kolegët e tij për paaftësi dhe arrogancë në menaxhimin e çështjeve ekonomike.

    Rukiqi thekson se, si ministër në detyrë i Financave, Murati refuzoi ndarjen e një subvencioni prej 15 milionë eurosh për mbulesën e tarifave të energjisë për bizneset, duke lejuar që ato të dalin në treg të derreguluar me çmime që arrijnë deri në 300% më të shtrenjta.

    Ai e cilëson këtë veprim si një dështim të rëndë që po e paguajnë bizneset dhe qytetarët.

    Postimi i plotë:

    Deputeti Murati, bashkë me kolegët e vet, në vend të mbajtjes së “leksioneve” amatoreske për çështje kushtetuese, duhet të jep llogari, pse bizneset do të paguajnë 260% – 300% më shtrenjtë energjinë elektrike.

    A e dini pse? Ky deputet, sa ka qenë Ministër i Financave, bashkë me kolegët e vet, ka refuzuar të ndajë një subvencion 15 milionë, për mbulesë të një pjesë të tarifave, subvencion që do të parandalonte daljen e bizneseve në treg të derreguluar, me çmime 300% më të shtrenjta.

    Fort shtrenjtë, jemi duke e paguar paaftësinë dhe arrogancën e tij dhe të qeverisjes së tyre.Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark