×
  • Lajme
  • Lajme

    Rukiqi i LDK-së bezdis Abrashin me analiza ekonomike, deputeti i VV-së përfshin Serbinë në reagim

    Insajderi
    13 November 2024 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka reaguar kandidatit për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, duke kritikuar qasjen e tij në analizat ekonomike. Në reagimin e tij ai ka përmendur edhe Serbinë, shkruan Insajderi.

    Sipas Abrashit, Rukiqi është angazhuar në diskutime ekonomike të cilat nuk përkojnë me interesat e Kosovës.

    Në shkrimin e tij, Abrashi kujton vizitën e mëhershme të Rukiqit në Beograd, ku ky i fundit ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë për të biseduar për projekte të përbashkëta që prekin Kosovën.

    Abrashi thekson se temat e diskutuara në këtë takim përfshinin çështjen e Brezovicës, minierat, Trepçën dhe Ujmanin.

    Deputeti i VV-së përmend gjithashtu se bashkëpartiaku i Rukiqit, Abdullah Hoti, kishte bërë lëshime për Serbinë, duke plotësuar sipas tij kërkesa.

    “Kanë folë për Brezovicën ku deri vonë Serbia ka pasur edhe rampë ndaluese, kanë folë për miniera ku dihet se bëhet fjalë për Trepçën e për Ujmanin nuk ka pasur nevojë sepse atë kërkesë Serbisë ja ka plotësuar tash bashkëpartiaku Dulla“, shkroi ai në Facebook.

    Abrashi kritikon qeverisjen e mëparshëm të Kosovës, të cilët, sipas tij, kishin ulur ndjeshëm sovranitetin e vendit.

    “Shikojeni se në çfarë niveli e patën sjellë sovranitetin e vendit e sot na flasin për të ardhmen e tij”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark