Rukiqi i LDK-së: Qeveria Kurti po e shkatërron ekonominë me tendera të paqëndrueshëm – vendit i duhet urgjent ndryshim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Rukiqi i LDK-së: Qeveria Kurti po e shkatërron ekonominë me tendera të paqëndrueshëm – vendit i duhet urgjent ndryshim

    Insajderi
    03 February 2025 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për praktikat e dyshimta në menaxhimin e tenderëve dhe proceseve të prokurimit.

    Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar me metodat e e-Prokurimit, duke thënë se tenderët po realizohen pa procedura dhe pa transparencë, duke sjellë pasoja të rënda për qytetarët.

    “E-Prokurimi i VV-së:

    • Në Whatsapp
    • Pa procedurë
    • Punët nuk kryhen kurrë
    • Zëvëndëskryeministri në rolin e zyrtarit kryesor për tendera: “pren e grin” për kujt më i dhënë tender”, shkroi ai.

    Rukiqi gjithashtu e ka quajtur këtë sistem “hajni klasike”, duke shtuar se Qeveria po dëmton qytetarët me fatura të shtrenjta dhe mungesë energjie.

    Ai ka bërë thirrje për ndryshime urgjente në qeverisje.

    “Rezultati:

    – Fatura 100% më të shtrenjta për qytetarët

    – Mungesa me orë dhe më ditë të tëra të energjisë elektrike

    HAJNA KLASIK

    Vendit i duhet urgjent ndryshimi!”.

    Rukiqi në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidon me numrin 20.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark