Rukiqi i LDK'së për ftesën e Kurtit: Dikur “hajvana”, sot kërkon bashkëpunim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rukiqi i LDK’së për ftesën e Kurtit: Dikur “hajvana”, sot kërkon bashkëpunim

    Insajderi
    07 April 2025 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi Kurti e ftoi në takim Abdixhikun, shkruan Insajderi.

    Rukiqi ia ka kujtuar Kurtit kur opozitën e quante “hajvana”, por që tash kërkon me i harru të gjitha sepse për Kurtin sipas tij me rëndësi është pushteti.

    Ai Kurtin e quan mashtrues, përçares ndër-shqiptarë dhe gënjeshtar.

    Reagimi i plotë:

    Përçarësi në tri akte

    Akti 1: Ju jeni hajvanë, hajna, tradhtarë, bashkëpunëtor të Serbisë

    Akti 2: Krijo mjegull si pasojë e rezultatit fatal politik padzgjedhor: dështimit për të gjetur një partner të vetëm për qeverisje dhe shpërfaqjes së varësisë nga deputetë, që nuk kontrollohen në Kosovë

    Akti 3: Hajde takohemi dhe bëjmë pazare. Po i harrojmë të gjitha. Me rëndësi pushteti.

    Ky është Albin Kurti: Epitomë e jokonsistencës, mashtrimit, gënjeshtres dhe përçarjes ndër-shqiptare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark