![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e LDK-së, Berat Rukiqi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, me pak fjalë e ka përshkruar kandidatin e këtij subjekti politik për kryeministër të vendit, Lumir Abdixhikun.
Ai ka thënë: Lumiri nuk është politikan që kërkon vëmendje. Nuk ka nevojë për zhurmë që të fitojë respektin. Ai është aty, gjithmonë, duke punuar, duke ecur përpara. Nuk kërkon rrugë të shkurtra, por e di saktësisht ku dëshiron ta çojë Kosovën – dhe e di si ta arrijë.
Dushi ka treguar edhe për drejtimin e LDK-së nga Abdixhiku.
“Kur mori drejtimin e LDK-së, nuk e bëri për lavdi, por për obligim. Nuk kërkoi rrugë të lehta, nuk bëri llogari për përfitime personale. Ai thjesht punoi – siç ka bërë gjithmonë. Riktheu besimin në një parti që shumëkush e kishte shpallur të përfunduar. Jo me fjalë, por me punë. Jo me spektakël, por me vendime. Dhe sot, ai është gati ta bëjë të njëjtën për Kosovën”, ka shkruar ai.
Ky është postimi i tij i plotë:
KRYEMINISTRI PO VJEN
Jo me premtime boshe, as me fjalë të mëdha, por me punë të dëshmuar dhe me një vizion të qartë për Kosovën.
E kam njohur nga afër, jo nga fjalët boshe, por nga përvoja e përbashkët e punës gjatë dy viteve të fundit.
E kam parë të punojë kur të tjerët dyshonin. E kam parë të marrë përgjegjësi që shumica do t’i shmangnin. E kam parë të vendosë aty ku të tjerët do të hamendësonin.
Kur mori drejtimin e LDK-së, nuk e bëri për lavdi, por për obligim. Nuk kërkoi rrugë të lehta, nuk bëri llogari për përfitime personale. Ai thjesht punoi – siç ka bërë gjithmonë. Riktheu besimin në një parti që shumëkush e kishte shpallur të përfunduar. Jo me fjalë, por me punë. Jo me spektakël, por me vendime. Dhe sot, ai është gati ta bëjë të njëjtën për Kosovën.
Lumiri nuk është politikan që kërkon vëmendje. Nuk ka nevojë për zhurmë që të fitojë respektin. Ai është aty, gjithmonë, duke punuar, duke ecur përpara. Nuk kërkon rrugë të shkurtra, por e di saktësisht ku dëshiron ta çojë Kosovën – dhe e di si ta arrijë.
Unë e kam parë. E di. Dhe i besoj.
Sot, Kosova ka një mundësi të re. Dhe ai quhet Lumir Abdixhiku.
Na priftë e mbara, Kryeministër!