Rukiqi paralajmëron: Ka edhe një lajm më të keq, se sa lajmi për rritjen 15% të çmimit të energjisë elektrike... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rukiqi paralajmëron: Ka edhe një lajm më të keq, se sa lajmi për rritjen 15% të çmimit të energjisë elektrike…

    Insajderi
    11 April 2025 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Berat Rukiqi nga LDK’ja ka reaguar pas mbledhjes së ZRRE-së duke thënë se lajm më i keq se shtrenjtimi i rrymës, është fakti se në periudhën janar-mars të këtij viti janë importuar 90 milionë euro energji elektrike, dhe se për këtë shumë do të faturohen qytetarët në prillin e vitit 2026.

    Ai ka thënë se kjo situatë vjen si rezultat i keqmenaxhimit të KEK-ut.

    “Kjo paaftësi duhet të ndalet. Mafia energjetike duhet të ndalet. Energjia dhe çmimi i saj po shëndrrohen në emergjencë kombëtare. Rritje të tilla në baza vjetore, janë të përballueshme. Recetë e sigurtë per varfëri të qytetarëve dhe falimentim të bizneseve”, ka shkruar Rukiqi, transmeton Insajderi.

    Postimi i plotë:

     Ka edhe një lajm më të keq, se sa lajmi për rritjen 15% të çmimit të energjisë elektrike

    – 90 milionë euro energji elektrike, janë

    importuar, vetëm në periudhën Janar – Mars të këtij viti;

    – Këto 90 milionë euro, import jashtë planit, do të na faturohen si rritje e rradhës në Prillin e vitit 2026;

    – Ky import, i paplanifikuar vjen si pasojë e keqmenaxhimit në KEK, perkatësisht si pasojë e mos prodhimit të energjisë elektrike (rënies të blloqeve të Termocentralit Kosova B dhe qëndrimit të gjatë jashtë funksionit, me remonte jashtë të gjtha afateve);

    – Kjo paaftësi duhet të ndalet. Mafia energjetike duhet të ndalet. Energjia dhe çmimi i saj po shëndrrohen në emergjencë kombëtare. Rritje të tilla në baza vjetore, janë të përballueshme. Recetë e sigurtë per varfëri të qytetarëve dhe falimentim të bizneseve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark