Berat Rukiqi, anëtari i kryesisë së LDK-së, ka njoftuar se kanë takuar ditën e sotme një kompani amerikane nga Teksasi që merret me furnizim me gaz.
Siç shkroi ai në X, LDK-ja ka në planprogram ndërtimin e një termocentrali me gaz, dhe për partinë të cilën ai e përfaqëson, kjo gjë është prioritet.
“Sot u takuam me një furnizues amerikan me LNG (gaz natyror i lëngshëm, shën.red.) nga Teksasi. Është e qartë se Kosova duhet të zhvillojë partneritete me kompanitë amerikane. Për LDK-në, ndërtimi i një termocentrali me LNG është prioritet kryesor – jo vetëm për sigurinë energjetike, por edhe për qëllime strategjike”, tha Rukiqi.
We met today with a US LNG supplier from Texas. It’s clear that Kosovo must develop partnerships with U.S companies. For LDK, building an LNG power plant is a top priority—not just for energy security, but also for strategic purposes. Thank you, @RichardGrenell, for connecting us
— Berat Rukiqi (@brukiqi) January 24, 2025
Për këtë takim, zyrtari i LDK-së falënderoi ish-emisarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
“Faleminderit, Richard Grenell, që na vutë në kontakt”, shkroi Rukiqi.