×
  • Lajme
  • Lajme

    Rukiqi tallet me arsyetimin e Sveçlës për tenderët një-burimor: Kujdes p’e merr vesh Rusia dhe Serbia se po blejmë gullash e pasul

    Insajderi
    29 September 2024 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i LDK’së, Berat Rukiqi, është tallur me arsyetimin e Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili arsyetoi numrin e madh të tenderëve njëburimor me rreziqet që Kosovës i kanosen nga Serbia dhe Rusia.

    Referuar një tenderi, po ashtu një burimor, që u provua të bëhej për ushqim në FSK’në, Rukiqi ironizoi me anë të një postimi në ‘Facebook’, shkruan Insajderi.

    “Kujdes mos po e merr vesh Rusia dhe Serbia, qe jemi duke ble gullash dhe pasul”, ka shkruar ai.

    Sveçla i arsyetoi tenderët një-burimorë duke thënë se Kosovës po i kanosen rreziqet nga Serbia dhe Rusia. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark