Kombëtarja e Rumanisë fitoi të premten mbrëma ndaj Kosovës me rezultat 3-0 në “Fadil Vokrri”, ndërsa rumunët u kujdesën që zhveshtoren ta lënë në gjendjen më të mirë të mundshme pas përfundimit të ndeshjes.
Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë ishte e tensionuar të premten mbrëma, shkaku i pritjes jo të mirë të tifozëve rumunë për kosovarët në ndeshjen e vitit të kaluar në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.
Megjithatë, menjëherë pas suksesit emocionues me Kosovën, “trekolorët” pastruan zhveshtoren e “Fadil Vokrrit” në Prishtinë, duke lënë pas çdo gjë të papërlyer.
Rumunët ndoqën modelin japonez, duke treguar pastrimin e zhveshtores me postimin e një videoje në rrjetet sociale.
“Rumania ishte këtu!”, shkruante në mesazhin i postuar në Facebook nga faqja zyrtare e ekipit kombëtarja rumun.