Karl-Heinz Rummenigge ka mbrojtur shumën e madhe prej 38 milionë € që ka paguar për Mats Hummels.
“Rreth çmimit unë mund të them: Kështu është tregu momentalisht, ai është kthyer në një treg global dhe ne duhet të përshtatemi,” shprehet presidenti i Bayern për gazetën BILD.
27 vjeçari Hummels është transferimi më i shtrenjtë në historinë e Bundesliga-s. Qendërmbrojtësi do të rikthehet te Bayern pasi ka debutuar në sezonin 2007 me bavarezët përpara se të shkonte te Dortmund.
Bosi i Bayern shpjegon arsyen përse rekordmenët e donin me çdo kusht kampionin e botës, njofton Telesport.al.
“Kur një lojtar është me kombësi gjermane, hyn te lojtarët e elitës botërore, ka një kontratë me partnerin tonë Adidas dhe është formuar te akademia jonë – janë shumë faktorë që nuk mund të anashkalohen. Mats ka lindur për të luajtur te Bayern,” shprehet Rummenigge.
Bayern-it i mungonte një mbrojtës i kalibrit të lartë në mbrojtje, dhe Hummels i plotëson të gjitha kushtet për të qenë lideri i prapavijës bavareze. /Insajderi.com