Rumunët kundërshtojnë ndërtimin e një xhamie në Bukuresht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rumunët kundërshtojnë ndërtimin e një xhamie në Bukuresht

    Insajderi
    13 October 2016 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Rumanisë është duke u përballur me një padi lidhur me një vendim të vitit të kaluar për ndërtimin e një xhamie në Bukuresht. Gjyqi për këtë rast pritet të fillojë më 14 tetor.

    Padia kërkon që të hedhë poshtë një vendim të Qeverisë së Rumanisë e cila kishte vendosur ndërtimin e xhamisë më të madhe në Evropën Lindore.  Ndërtimi i saj parashihej të bëhej si pjesë e një marrëveshje mes Turqisë e Rumanisë, sipas së cilës, një xhami do të ndërtohej në kryeqytetin rumun kurse një kishë ortodokse në Stamboll.

    Por, qeveria rumune kishte vendosur të ndërtonte xhaminë edhe pse Turqia kisha refuzuar të zbatonte anën e saj të marrëveshjes.  Ish-kryeministri rumun kishte thënë se ndërtimi i xhamisë do të shërbente si mesazh për multikulutralizmin e tolerancën në Rumani.

    Në anën tjetër, një numër akademikësh, historianësh, politikanësh dhe grupe kundër emigracionit kanë thënë se ndërtimi i xhamisë nënkupton që Turqia do të rrisë ndikimin në Rumani ndërsa po ashtu do të inkurajojë edhe emigrantët myslimanë.

    Po ashtu, disa kritikë kanë thënë se madhësia e xhamisë nuk është në proporcion me numrin e myslimanëve në këtë vend.

    Pagesat për ndërtimin e xhamisë në kryeqytetin rumun do t’i bëjë Turqia.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark