Emigrantët rumunë të cilët kanë ndërtuar shtëpi të mëdha e të bukura në vendlindje, refuzojnë të largohen nga Britania e Madhe pas referendumit. Ata thonë se britanikët nuk dëshirojnë të shërbejnë qebapë ose të punojnë në fabrika.
Shumë prej tyre që jetojnë në Londër kanë përfituar prej lëvizjes së lirë të njerëzve, kanë hapur biznese dhe kanë dërguar paratë prapa në shtëpi, shkruan Daily Mail.
Njëri prej tyre, Isac Dumitru, që me paratë e mbledhura në Londër ka arritur të ndërtojë shtëpi të bukur në Rumani thotë se “do të qëndroj në Britani, pa marrë parasysh se çfarë ndodhë.”
“Britanikët thonë se dëshirojnë të ndalin emigrantët që vijnë këtu, por nëse e bëjnë, atëherë kush do të punojë në fabrika, qebaptore, kafe e të tjera,” thotë ai.
Dumitru, që ka nofkën “magnet” pasi që thotë se paratë i ngjiten atij, punon në një kompani veturash ndërsa babai i tij është pastrues në një market.
Magneti ka postuar fotografi të tij në rrjetin Facebook. Aty shihen veturat e tij, shtëpia e të tjera. Në Rumani është për pushime, dhe thotë se javën tjetër do të kthehet në Londër.
Në qytetin ku ai jeton në Rumani, mund të shohësh se thuajse të gjitha veturat e shtrenjta kanë regjistrimin e Britanisë.
Lagjjja me shtëpi të bukura është thuajse e braktisur për shumicën e kohës, meqë rumunët e kësaj ane gjenden në Britani./Insajderi.com