Rumunët vazhdojnë protestat kundër qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rumunët vazhdojnë protestat kundër qeverisë

    Insajderi
    27 February 2017 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Bukuresht, gjatë fundjavës, janë rikthyer protestat kundër qeverisë.

    Rreth 3 mijë njerëz janë mbledhur të dielën në mbrëmje para ndërtesës së parlamentit, duke akuzuar qeverinë për përpjekje për të dobësuar ligjet kundër korrupsionit zyrtar dhe duke kërkuar dorëheqjen e saj.

    Demonstruesit kanë formuar një flamur të madh të Bashkimit Evropian me fletë letre dhe rroba.

    Ata kanë thënë se protesta e tyre sinjalizon mbështetjen për BE-në dhe vlerat e saj.

    Rumunët kanë nisur protestat natën qysh në fillim të shkurtit, pasi kryeministri Sorin Grindeanu ka nënshkruar një dekret që do t’i lehtësonte dënimet për zyrtarët e korruptuar, shkruan REL.

    Dekreti më pas është shfuqizuar, por protestat vazhdojnë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark