Pas inkursionit të rrallë ndërkufitar, ushtria ukrainase ka ndërmarrë një tjetër sulm në territorin rus. Ushtria e Kievit tha se ka goditur me dronë një bazë ajrore në thellësi të territorit rus duke shkatërruar magazina dhe bomba të komanduara. Në një deklaratë, ushtria raportoi një zjarr masiv dhe një seri shpërthimesh në Lipetsk më shumë se 350km larg kufirit ukrainas, pas një sulmi masiv gjatë natës.
Shpërthime janë raportuar në një strukturë energjetike. Sipas autoriteteve rajonale të paktën9 persona kanë mbetur të plagosur ndërsa gjendja e emergjencës është shpallur në zonë. Banorët ne 4 fshatra të afërta po evakuohen. Zhvillimi vjen teksa ushtria ukrainase po vijojnë ofensivën e madhe ndërkufitare në rajonin perëndimor të Kursk në Rusi, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Sipas raportimeve trupa ukrainase po operojnë rreth 10 km në brendësi të territorit rus, avancimi më i madh i trupave të Kievit që kur Moska nisi luftën e plotë në shkurt të 2022. Ushtria ruse tha se deri në 1 mijë trupa ukrainas të mbështetur nga tanket dhe mjetet e blinduara hynë në rajonin e Kursk mëngjesin e së martës.
Moska pretendon se 300 trupa janë vrarë dhe plagosur, por kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Në një video-mesazh në orët e vona të së enjtes pa përmendur drejtpërdrejtë inkursionin, presidenti Ukrainas Volodimir Zelenski tha se Moska duhet t’i ndjejë pasojat për luftën që nisi në Ukrainë.
“Rusia solli luftën në tokën tonë dhe duhet të ndjejë atë që ka bërë. Ukrainasit e dinë si të arrijnë qëllimet e tyre. Dhe ne nuk zgjodhëm të arrijmë qëllimet tona në luftë”./a2cnn/