Rusët kërkojnë plazhe, por Shqipëria është në disavantazh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rusët kërkojnë plazhe, por Shqipëria është në disavantazh

    Insajderi
    13 March 2016 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria po synon tregun e turistëve rusë, por ekspertët thonë se ambiciet apo parashikimet e autoriteteve shqiptarë janë më optimiste nga sa janë mundësitë reale.

    Sipas Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë, Shqipëria po mundohet të shfrytëzojë ngërçin e krijuar në marrëdhëniet mes Rusisë e Turqisë, për të thithur turistët rusë, duke nxitur një plan strategjik për turizmin.

    Por ekspertët rusë thonë se, Shqipëria ka disavantazhe në infrastrukturë, çka nuk e bën atraktive ofertën e saj për turistët rusë.

    “Para së gjithash Shqipëria nuk ofron shumëllojshmëri hotelesh të cilësisë së lartë si Turqia, apo Egjipti. E dyta shërbimi “all inclusive” nuk është adoptuar nga hotelet në vend, duke e vështirësuar transaksionet me turistët rusë, njofton Mapo.al

    Ajo që mund të quhet avantazh dhe armë e fortë janë plazhet e qeta dhe të virgjëra në Jon dhe Adriatik dhe çmimet që janë më të ulëtat në Evropë”, thekson për mediat ruse një nga ekspertët e turizmit.

    Greqia është një nga alternativat kryesore të turistëve rusë, por kriza e refugjatëve dhe problemet ekonomike në vend kanë ndikuar negativisht në këtë drejtim./Insajderi.com

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark