Rusët kanë pretenduar për përmbajtje politike në tekstin e saj.
Zëdhënësja e Minsitrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka bërë shaka me sarkazëm se për të fituar në garën e ardhshme, fituesit i duhet një këngë për dënimin e presidentit “të përgjakshëm” të Sirisë, Bashar al-Assad.
Lideri sairian aktualisht mbështetet nga Moska, por nga perëndimi fajësohet për luftën civile pesëvjeçare në Siri.
Konstantin Kochachev, nga një komitet i Dhomës së Epërme të Parlamentit të Rusisëë, tha se “sipas numrit të pikëve, ishte gjeopolitika që përfitoi”.
Por, organizuesit thanë se kënga e Jamalës nuk paraqet shkelje të rregullave të Eurovizionit. /rel