Rusët sulmojnë me raketa, raportohet për dhjetëra viktima në Mykolaiv - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Rusët sulmojnë me raketa, raportohet për dhjetëra viktima në Mykolaiv

    Insajderi
    18 March 2022 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numër i lartë viktimash raportohet pas një sulmi me raketa në një kazermë të ushtrisë ukrainase në qytetin jugor të Mykolaiv në Ukrainë, shkruan BBC. Një raport thotë se të paktën 45 persona kanë vdekur.

    Korrespondenti Andrew Harding, në Odesa, thotë se të paktën dy raketa raportohet se kanë goditur kazermat e ushtrisë në periferinë veriore të qytetit.

    Harding thotë se kazermat po përdoreshin për të trajnuar ushtarët lokalë në qytetin që ka frenuar një ofensivë të madhe ruse përgjatë bregut të Detit të Zi.

    “Mykolaiv ka përjetuar javë të tëra bombardimesh intensive, pasi trupat ruse u larguan nga qyteti,” thotë ai. “Forcat ruse më pas u përpoqën të anashkalonin qytetin në veri, por u penguan përsëri nga ukrainasit. Shumë civilë tashmë kanë ikur në perëndim”, shtoi ai. /abcnews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark