Rusi, 3 të vdekur gjatë një sulmi ndaj zyrës së FSB-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rusi, 3 të vdekur gjatë një sulmi ndaj zyrës së FSB-së

    Insajderi
    21 April 2017 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti i cili ishte i përfshirë në skandalin e diplomimit jo të rregullt të Bekë Kuqit – kushëririt të Hajredin Kuqit – ka shprehur dëshirë për largim nga posti që mban.

    Në diplomimin e tij të shkollimit universitar, Bekë Kuqi dyshohet se diplomoi në mënyrë të parregullt dhe përgjegjësinë për këtë, sipas profesorit të UP-së, Arben Hajrullahu, e mbajnë profesorët Afrim Hoti, Dashmir Bërxulli dhe dekani i Fakultetit Filozofik Bujar Dugolli.

    E pikërisht Hoti ka njoftuar rektorin e UP-së, Marjan Dema, se me kërkesën e tij dëshiron të lirohet nga detyra e prorektorit për marrëdhënie ndërkombëtare. Këtë dëshirë, Hoti e ka shprehur në shenjë pakënaqësie për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në UP, njofton Gazeta Zëri.

    Hoti ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të bëjë edhe kërkesë zyrtare për t’u liruar nga detyra.

    “Prandaj, në ditët ne vijim do bëjë kërkesë zyrtare për t’u liruar nga detyra”, ka deklaruar Hoti.

    Profesori Arben Hajrullahu, më 25 janar të vitit 2016, i kishte dërguar kërkesë Afrim Hotit dhe dy të përfshirëve të tjerë në skandalin e diplomimit të dyshimtë të Kuqit, duke shprehur habinë për veprimet që kishin ndodhur në afatin e nëntorit, në vitin 2015.

    Bekë Kuqi brenda një muaji kishte marrë notën 8 në lëndën “Hyrje në Shkencat Politike”, të semestrit të parë të studimeve Bachellor, ishte notuar me 8 në lëndën “Politikë Botërore”, lëndë e vitit të dytë-semestri i katërt i cili po ashtu në këtë lëndë, studenti Kuqi fillimisht ishte notuar me jo kaluese, me 5.

    I afërmi i Hajredin Kuqit po ashtu brenda atij muaji kishte arritur të diplomoj në nëntor të vitit 2015 kur kishte dhënë provimin e një lënde të vitit të parë dhe një të vitit të dytë.

    Profesori, Hajrullahu, kishte kërkuar përgjigje për rastin në fjalë nga Bërxulli, Dugolli dhe Afrim Hoti. Përgjigja e Hotit i revoltuar ishte se nuk do të merr përgjigje për ato çfarë po dëshiron Hajrullahu as me gojë e as me shkrim.

    Në provimin “Politika botërore”, Hajrullahu  thotë se Bekë Kuqi kishte rënë nga provimi të cilin e kishte vlerësuar Arben Hajrullahu. Por ia kishte mundësuar që brenda afatit ta sillte një punim, dhe kështu ta kalonte provimin.

    Këtë praktikë Hoti  thotë ta ketë ndjekur me të gjithë studentët që u ka mbetur vetëm një provim për të diplomuar, me qëllimin që të mos ua humbiste afatin.

    Bekë Kuqi më pas ishte punësuar në Universitetin e Prishtinës, dhe sot e kësaj dite mban pozitën e zyrtarit për zotime dhe buxhet, në Rektoratin e UP-së./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark