Rusi: Mbahet Ditë Zie për viktimat e rrëzimit të aeroplanit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusi: Mbahet Ditë Zie për viktimat e rrëzimit të aeroplanit

    Insajderi
    26 December 2016 - 08:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Rusi sot mbahet ditë zie për 92 personat që u vranë nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak, derisa autoritetet kanë zbuluar se shumë anëtarë të njohur të ansamblit muzikor zyrtar të ushtrisë së Rusisë, ishin në mesin e të vdekurve.

    Zyrtarë të lartë të Rusisë kanë konfirmuar se 68 pjesëtarë të Ansamblit Aleksandrov, kanë humbur jetën kur aeroplani i tipit Tu-154 është rrëzuar dje në Detin e Zi, pak kohë pasi është ngritur nga aeroporti në qytetin Soçi.

    Asnjë prej 92 njerëzve në aeroplan nuk ka shpëtuar.

    Aeroplani fillimisht ishte nisur nga Moska, por ishte ndalur në Soçi për të marrë karburant, për të vazhduar fluturimin për në bazën ajrore ruse, afër qytetit Latakia në Siri, ku parashihej një koncert i ansamblit me rastin e Vitit të Ri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark