×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Rusi, ndëshkohen ata që përdorin WhatsApp në punë

    Insajderi
    01 October 2016 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria ruse i ka kërkuar Shërbimit të Sigurisë Federale të zhvillojë një sistem për të ndëshkuar funksionarët e shtetit që përdorin programe “të pacertifikuara”, si WhatsApp, për korrespondencën e punës. Lajmi bëhet i ditur nga Izvestia.

    Sipas saj, funksionarët mund të pushohen nga puna apo të pezullohen nëse përdorin çfarëdolloj programi të “listës së zezë”, WhatsApp, Viber dhe Telegram.

    Kjo iniciativë është prezantuar këtë javë nga komisioni i administrimit presidencial rus dhe programi duhet të ketë përfunduar brenda gjysmës së 2017-tës.
     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark