Një gjykatë në qytetin Donjeck në rajonin jugor Rostov në Rusi, e ka shpallur fajtore piloten ukrainase, Nadia Savchenko, për bashkëpunim në vrasjen e dy gazetarëve rusë në pjesën lindore të Ukrainës, në vitin 2014.
Nadia Savchenko i ka hedhur poshtë akuzat.
Prokurorët rusë kanë kërkuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 23 vitesh për Savchenkon.
Ky rast ka shkaktuar zemërim në Ukrainë dhe në vendet e tjera, meqë kritikët e akuzojnë Kremlinin për orkestrim të një procesi propagandues.
Nadia Savchenko ka mbajtur grevë urie në shenjë të protestës kundër mbajtjes së saj në burg.