Rusia ka bombarduar qendrën më të madhe spitalore në Mykolaiv.
Raketat ruse goditën Mykolaivin duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në një spital dhe duke shkatërruar ambulancën dhe një qendër tjetër shëndetësore.
Kryebashkiaku i Mykolaiv tha se qyteti u trondit nga “shpërthimi i fuqishëm” të mërkurën në mëngjes.
Derisa, bombardimet vazhdojnë edhe në qytetin Bakhmut, atje ku thuajse të gjithë shtëpitë kanë marrë flakë dhe shumë banorë janë detyruar të largohen.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Ukrainës, midis 200,000 dhe 220,000 banorë do të duhet të evakuohen në ditët në vijim.
Më herët, presidenti Zelensky paralajmëroi se ushtria ruse po përgatitet për të nisur një ofensivë të re në qytetet lindore të Ukrainës.
/Insajderi.org