Rusia dënon raportin amerikan për të drejtat e njeriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rusia dënon raportin amerikan për të drejtat e njeriut

    Insajderi
    15 April 2016 - 08:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia e ka denoncuar raportin e fundit të Departamentit amerikan të shtetit për të drejtat e njeriut, në të cilin ashpër kritikohet ekspanzionizmi rus në Ukrainë dhe gjendja në liritë civile.

    Konstantin Dolgov, nga Ministria e Jashtme ruse, i angazhuar për të drejtat e njeriut, këtë raport e ka vlerësuar si dokument “urdhërues” i mbushur me “klishe” ideologjike dhe “stereotipe antiruse”.

    Dolgov tha mbrëmë se Uashington “përfundimisht” duhet të filloj zgjidhjen e “sasisë së madhe të problemeve në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë, dhe sundimit të ligjit, në vetë Shtetet e Bashkuara”./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark