Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra të burgosur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra të burgosur

    Insajderi
    30 December 2024 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia dhe Ukraina njoftuan të hënën se këmbyen disa qindra të burgosur.

    Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi përmes një komunikate se të dy vendet liruan nga 150 të burgosur të luftës secili.

    Ndërkaq, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina arriti të kthejë në shtëpi 189 të burgosur lufte në këtë këmbim të fundit të burgosurish me Rusinë.

    Sipas autoriteteve ruse, të burgosurit rusë janë liruar në territorin e Bjellorusisë, prej nga do të transferohen në Rusi.

    Në kanalin Telegram, Presidenti Zelensky publikoi fotografi të burgosurve ukrainas, disa prej tyre duke buzëqeshur teksa shpalosnin flamurin ukrainas apo duke e puthur atë.

    Rusia dhe Ukraina njoftuan se Emiratet e Bashkuara ndërmjetësuan mes dy palëve. /VOA


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark