Rusia i fajëson SHBA-të për afrim të rrezikshëm të aeroplanëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia i fajëson SHBA-të për afrim të rrezikshëm të aeroplanëve

    Insajderi
    29 October 2016 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët amerikanë më herët kanë thënë se aeroplani i Rusisë i ishte afruar shumë një aeroplani të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

    Sipas tyre, incidenti më 17 tetor, nuk duket se ishte kërcënues, por ishte shkaktuar nga piloti rus, i cili e kishte humbur “njohjen e situatës”.

    Por, zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, sot i ka hedhur poshtë këto vlerësime, duke thënë se një aeroplan radarik amerikan, i tipit E-3, papritmas kishte ndërmarr ulje në incidentin e 17 tetorit.

    Sipas tij, aeroplani amerikan kishte ardhur në distancë prej 500 metrash nga aeroplani luftarak rus, i tipit Sukhoi Su-35.

    Meqë shumë aeroplanë fluturojnë mbi Siri, opercionet ushtarake ruse dhe amerikane kanë procedura të komunikimit për ta reduktuar rrezikun e ndeshjeve ose afrimeve të rrezikshme në hapësirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark