
Forcat ruse kanë pushtuar fshatin Oleksandro-Shultyne në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë, tha Ministria e Mbrojtjes e Moskës.
Sipas mediave të huaja, Ministria tha gjithashtu se trupat e saj kryen sulme ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, objekteve ushtarako-industriale dhe infrastrukturës së aeroportit gjatë natës.
Sky News nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur raportet e fushëbetejës. Rusia ka marrë ngadalë më shumë tokë në lindje të Ukrainës, si pjesë e një ofensive të rinovuar verore, shkruan A2 CNN.
Analistët besojnë se forcat e Moskës po kërkojnë të fitojnë sa më shumë territor të jetë e mundur përpara bisedimeve të paqes, të cilat mund të çojnë në shkëmbime territoresh.
Kujtojmë se në javët në vijim pritet të mbahet një takim mes Presidentëve Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, për të diskutuar mbi një marrëveshje të mundshme paqeje mes dy vendeve. (A2 Televizion)