
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se autobotet e karburantit në Ukrainë u goditën me raketa me precizon të lartë, transmeton Insajderi
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov në një deklaratë në kryeqytetin Moskë, dha informacione për veprimet e ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë.
Duke deklaruar se ushtria ruse vazhdon të përparojë në Ukrainë dhe të marrë kontrollin e vendbanimeve, Konashenkov tha: “Depot e karburantit në vendbanimet në rajonet Dnipro, Lisichansk, Chuhuiv dhe Novomoskovsk u shkatërruan nga raketat me precizion të lartë më 30 mars. Karburanti po dërgohej në njësitë ushtarake ukrainase në Donbas.”
Ai vuri në dukje se 52 objekte të infrastrukturës ushtarake u shkatërruan në 24 orët e fundit në Ukrainë. Konashenkov tha: “Deri më tani, gjithsej 124 avionë dhe 77 helikopterë, 216 sisteme raketore kundërajrore, 341 mjete ajrore pa pilot (UAV), 1815 tanke dhe mjete të blinduara të ndryshme. U shkatërruan 195 automjete me shumë tyta, raketahedhës, 762 obus e mortaja dhe 1.689 automjete ushtarake private”.