Agjencia ruse e Hapësirës njofton se një anije kozmike me mallra është djegur në atmosferë pak pasi është nisur me mallra që duhej të dërgoheshin për në Stacionin e Hapësirës Ndërkombëtar.
Agjencia “Roscosmos” ka thënë sot se kontaktet me anijet janë humbur gjashtë minuta pasi është nisur.
Anija duhej të arrinte Stacionin e Hapësirës Ndërkombëtare më 3 dhjetor, njofton rel.
“Roscosmos” thotë se anija bartte 2.4 ton naftë, ushqime dhe pajisje. Korrespondenti i AFP-së në Moskë raporton se anija kishte brenda saj edhe dhurata për Krishtlindje për stafin që gjendet në Stacionin e Hapësirë Ndërkombëtare.