
Ministri i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të bëjë presion Prishtinës zyrtare që të nis implementimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, për krjimin e Asociacionit të komunave serbe.
“Fatkeqësisht, të drejtat e popullatës serbe në Kosovë janë të shkelura cdo ditë e më shumë dhe BE nuk duhet të tolerojë që të marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe të sabotohet në këtë mënyrë”, citohet të ketë thënë Lavrov, sipas Agjencisë ruse të lajmeve TASS.
Lavrov citohet të ketë kërkuar nga BE që të rris presionin ndaj Kosovës për ta respektuar marrëveshjen e arritur në Bruksel, në gushtin e vitit të kaluar.
Këto deklarata Lavrov i ka bërë pas takimit me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, me të cilin sipas raportimit të TASS kanë biseduar edhe për krizën e refugjatëve dhe marëdhëniet e Serbisë me BE-në dhe NATO-n. /Insajderi.com