Rusia i tërheq vërejtjen Serbisë të mos i besojë Perëndimit për marrëveshjen me Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rusia i tërheq vërejtjen Serbisë të mos i besojë Perëndimit për marrëveshjen me Kosovën

    Insajderi
    09 March 2023 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova, në një konferencë për media ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “ka të gjitha shanset të përsërisë fatin e Formatit të Normadisë”, siç e cituan mediat serbe, përcjell Insajderi.

    Serbisë ajo i bëri thirrje të mos i besojë rolit të Perëndimit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    “Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën ndërmjetësimin e BE-së ka të gjitha shanset për ta përsëritur fatin e Formatit të Normandisë. I ftoj të gjithë në rajon, ekspertët, shkencëtarët poltikë, gazetarët dhe publikun e përgjithshëm, të shqyrtojnë rolin e marrëveshjeve të bëra me Perëndimit dhe nëse është përsëritje e historisë së Formatit të Normandisë”, ka thënë Zakharova.

    “Në Marrëveshjen e Minskut ishin nënshkrimet e njerëzve me rëndësi botërore, ata ishin njerëz jo vetëm që përfaqësonin forca të caktuara politike, ishin njerëz që kishin autoritet absolut për të verifikuar dokumente të këtilla, e kam fjalën për vendet perëndimore”, ka thënë ajo./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark