​Rusia intensifikon sulmet në Donjeck - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Rusia intensifikon sulmet në Donjeck

    Insajderi
    15 December 2022 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trupat ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre në Bahmut dhe Avdivivka, në rajonin ukrainas të Donjeckut, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase më 15 dhjetor. Moska po ashtu po vazhdon të kryejë sulme në tërë linjën e frontit në lindje, pas sulmeve me dronë në Kiev dhe një bombardimi vdekjeprurës në Herson.

    Shtabi i Përgjithshëm tha se rusët po tentojnë të stabilizojnë pozicionet e tyre taktike rreth Kupjanskut në lindje të rajonit të Harkovit dhe në juglindje të Zaporizhjës. “Armiku ka kryer 31 sulme ajrore dhe 8 sulme me raketa ndaj infrastrukturës civile në rajonin e Donjeckut, dhe po ashtu ka hedhur 61 raketa nga sistemet raketore”, tha Shtabi i Përgjithshëm.

    Ushtria ukrainase shtoi se rreziku nga sulmet ajrore ruse ndaj infrastrukturës civile ukrainase vazhdon të jetë i lartë në mbarë vendin.

    Më 14 dhjetor, Rusia dëmtoi dy ndërtesa administrative në Kiev pas sulmeve me dronë. Por, në masë të madhe sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase arritën të rrëzonin dronët. Po ashtu, Rusia ka kryer bombardime në qytetin e çliruar së fundi, Herson, duke vrarë dy persona.

    Moska po ashtu ka vazhduar presionin në mbarë vijën e frontit dhe ka vazhduar të sulmojë zonat civile, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

    Ai shtoi se aftësia e Rusisë për të kryer “ofensiva të mëdha mund të rikthehet” në fund të janarit apo të shkurtit. Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt dhe që nga tetori po kryen sulme ndaj infrastrukturës së energjisë, duke lënë miliona ukrainas pa furnizim me rrymë./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark