Rusia kërcënon me bomba bërthamore dy shtete të NATO-s - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rusia kërcënon me bomba bërthamore dy shtete të NATO-s

    Insajderi
    29 April 2025 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia mund të godasë me bomba bërthamore anëtare të NATO-s, ka deklaruar të martën një zyrtar i lartë i sigurisë ruse.

    Dmitry Medvedev, ish-kryeministër i Rusisë dhe aktualisht zëvendës i Këshillit rus të Sigurisë, ka deklaruar se vendet e reja anëtare të NATO-s, përfshirë Suedinë dhe Finlandën, mund të sulmohen me armë bërthamore në rast të ndonjë konflikti.

    “Statusi që ua dhanë atyre (Finlandës dhe Suedisë) me mbrojtje ndërkombëtare,  u dha atyre pozitë gjeopolitike dhe shumë faktorë të tjerë”, ka thënë Medvedev.

    “Tash ato janë pjesë e bllokut armiqësor ndaj nesh që do të thotë se automatikisht bëhen cak i forcave tona të armatosura, përfshirë sulme hakmarrëse dhe madje edhe me përbërës bërthamor ose masa prevendive brenda kornizës së doktrinës tonë ushtarake”, ka shtuar ai.

    Medvedevi njihet si njëri prej rusëve më kundërperëndimor, duke përsëritur se Rusia mund të reagojë me bomba bërthamore ndaj Ukrainës së përkrahur nga Perëndimi.

    Komentet e tij vijnë pasi Vladimir Putin njoftoi armëpushimin e befasishëm prej tre ditësh në luftën në Ukrainë për shkak të festës për fundin e Luftës së Dytë Botërore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark