Rusia “kërcënon” Ukrainë: Do rrisim sulmet në Kiev – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rusia “kërcënon” Ukrainë: Do rrisim sulmet në Kiev

    Insajderi
    15 April 2022 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se ka sulmuar me raketa kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke paralajmëruar se do të rrisë sulmet si hakmarrje në ato që i quajti “sulme terroriste” ose “akte sabotimi” të Ukrainës në Rusi, sipas BBC.

    Forcat ruse goditën me raketa një fabrikë në qytet gjatë natës, e cila prodhon sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa kundër anijeve.

    Si rezultat, “mjetet për prodhimin dhe riparimin e sistemeve të raketave kundërajrore me rreze të gjatë dhe të mesme, si dhe raketave kundër anijeve, u shkatërruan”, shtoi ministria në një deklaratë të postuar në Telegram.

    Të enjten, Rusia akuzoi Ukrainën për dërgimin e helikopterëve përtej kufirit për të sulmuar disa qytete ruse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark