Rusia komenton idenë për ndarjen e Maqedonisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rusia komenton idenë për ndarjen e Maqedonisë

    Insajderi
    13 February 2017 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov ka dënuar sulmet mediale ndaj Rusisë dhe ka thënë se këto sulme po bëhen me qëllim për të prishur imazhin e Rusisë në rajon dhe destabilizimin e situatës në Maqedoni, ka thënë një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

    Lavrov ka ngelur i pakënaqur nga raportimet e medieve ku citohet ai të ketë thënë se është pro idesë për ndarjen e Maqedonisë, shkruan sot agjencia e lajmeve Tass.

    “Lavrov nuk ka bërë deklarata të tilla, por në të kundërtën – vendosmërisht ka dënuar sulmet e tilla të informacionit. Është e qartë se ky lajm i rremë është një provokim i qartë, qëllimi i së cilës është që të dëmtojnë imazhin e Rusisë në rajonin e Ballkanit dhe të përshkallëzohet më tej situata në Maqedoni”, ka thënë Ministria e Jashtme ruse.

    Ministria e Jashtme ruse ka thënë se ndarja e Maqedonisë nuk është ide që mbështetet nga Rusia.

    Kongresmeni amerikan, Dana Rohrabacher tha javën e kaluar se “Maqedonia nuk është një shtet” dhe se ajo duhet të ndahet ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë. /Insajderi.com

    Publikohet letra e kongresmenit amerikan dërguar Nikoliqit për shkëmbim territoresh


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark