Rusia kritikon hetimin amerikan për atletët rusë – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Rusia kritikon hetimin amerikan për atletët rusë

    Insajderi
    18 May 2016 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia thotë se nuk e pranon aplikimin e drejtësisë amerikane jashtë juridiksionit të vendit, pas një raporti të lëshuar që thotë se Departamenti amerikan i Drejtësisë ka hapur një hetim lidhur me sponsorizimet që ka bërë shteti për mbi dhjetë atletë rusë.

    “Ne i trajtojmë me skepticizëm dhe me neveri rastet e aplikimit të juridiksionit amerikan jashtë territorit të vet, të cilat kanë qenë mjaft të përhapura së fundmi”, ka thënë sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

    Një raport i gazetës Nju Jork Times thotë se zyra e një prokurori në shtetin e Nju Jorkut në SHBA po e shqyrton rolin e zyrtarëve të qeverisë ruse, pastaj trajnerëve, atletëve dhe të tjerëve, që janë pjesë e hetimit.

    Raportimi për këtë hetim vjen në kohën e një skandali në rritje që ka goditur sportin në Rusi, lidhur me akuzat për doping.

    Javën e kaluar, një ish-zyrtar për anti-doping në Rusi përshkruajti për gazetën Times një sistem të elaboruar të fshehjes së rezultateve nga atletët rusë në Lojërat Olimpike të vitit 2014 në Sochi. /rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark