Rusia lëshoi urdhërarrest për zyrtarë policorë të Kosovës, deklarohet Sveçla – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rusia lëshoi urdhërarrest për zyrtarë policorë të Kosovës, deklarohet Sveçla

    Insajderi
    04 March 2024 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas raportimeve se Rusia ka lëshuar fletarreste ndërkombëtare për zyrtarë të njësisë elite të Policisë së Kosovës.

    Sveçla deklaroi para mediave njoftoi se janë informuar zyrtarisht për fletarrestin ndërkombëtar ndaj komandantit të njësisë speciale, Besart Ahmeti. Ai tha se nga Rusia nuk pritet asgjë mirë, por kjo siç tha Sveçla, nuk është brengë e tij.

    “Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë…e dimë, e kemi informatën zyrtare por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit( Besart Ahmetit, komandant i Njësisë Speciale Operative)”, deklaroi Sveçla para mediave.

    Fletarrestet e Rusisë ndaj pjesëtareve të Policisë së Kosovës vijnë pak muaj pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark