Rusia lëshon urdhërarrest për kryeministren e Estonisë, Kallas: S’do të më frikësojë mua – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rusia lëshon urdhërarrest për kryeministren e Estonisë, Kallas: S’do të më frikësojë mua

    Insajderi
    19 February 2024 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia ka lëshuar urdhërarrest për kryeminstren e Estonisë, Kaja Kallas.

    Policia e Rusisë e ka vendosur atë dhe disa politikanë tjerë baltikë në listën e të kërkuarve më 13 shkurt.

    Ajo ka deklaruar se ky veprim është thjesht për ta frikësuar atë, raporton Reuters.

    “Qëllimi ishte të më frikësonin dhe të më frenonin nga vendimet që marrë. Por, është strategji e Rusisë. Nuk është befasuese dhe nuk jemi të frikësuar”, ka deklaruar Kallas.

    Estonia ka qenë mbështetëse e madhe e Ukrainës dhe Kallasi ka qenë një prej kritikeve më të ashpra të pushtimit rus të Ukrainës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark