
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson thotë se Rusia ka një mundësi reale për të fituar luftën në Ukrainë, transmeton Insajderi.
Nga Nju Delhi i Indisë ku u takua me homologun Narendra Modi, Johnson u shpreh se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka në dispozicion një ushtri të madhe.
“Ai është shumë afër sigurimit të një ure tokësore në Mariupol. Situata është e paparashikueshme në këtë fazë. Thjesht duhet të jemi realistë për këtë”, u shpreh ai
Johnson tha gjithashtu se shumë shpejt ambasada e Mbretërisë së Bashkuar do të rihapet në Kiev, shkruan CNN.
Pas gati dy muajsh pushtim, rusët pretendojnë se i gjithë territori i Mariupolit është nën kontrollin e tyre. Por, SHBA këmbëngul se janë ende forcat ukrainase të cilat po kontrollojnë fabrikën e çelikut Azovstal.