×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia ndal furnizimet me gaz për këtë shtet

    Insajderi
    16 November 2024 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania shtetërore ruse e gazit natyror, Gazprom ka ndërprerë furnizimet për Austrinë mëngjesin e 16 nëntorit.

    Kështu tha kompania furnizuese e gazit në Vjenë, OMV, pasi tha se ka ndërprerë pagesat për gazin pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit.

    Ndërprerja zyrtare e furnizimeve në orët e para të së shtunës ndodhi pasi kancelari austriak, Karl Nehammer, të premten mbajti një konferencë për media ku theksoi se shteti i tij ka siguruar furnizim alternativ me karburante për këtë dimër.

    OMV tha se do të ndalte së paguari për gazin e Gazpromit, me qëllim që të kompensojë shpërblimin prej 230 milionë eurosh që fitoi nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë, për shkak të një ndërprerje të mëhershme të gazit në filialin e tij gjerman.

    Autoritetet thanë se furnizimet u ndalën nga ora 06:00 e së shtunës.

    OMV tha më herët gjatë javës se kishte rezerva të mjaftueshme për të furnizuar me gaz konsumatorët e tij në rast se Gazpromi do të ndalte furnizimet, duke shtuar se rezervat në Austri janë në mbi 90 për qind të mbushura.

    Më 2022, Rusia ndali pothuajse të gjitha furnizimet me gaz natyror në Evropë, duke u kërkuar konsumatorëve që të paguanin për gazin me rubla ruse. Por, udhëheqësit evropianë argumentuan se ky ishte shantazh energjetik që Moska po u bënte, për shkak të mbështetjes së Evropës për Ukrainën, pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj.

    Qeveritë evropiane u detyruan që të gjenin furnizime alternative me çmim më të lartë, dhe shumica e gazit të lëngshëm natyror vjen në Evropë me anije nga Shtetet e Bashkuara dhe Katari.

    Sipas të dhënave, Austria është varur nga furnizimet ruse me gaz, pasi në dhjetor të vitit të kaluar 98 për qind të gazit natyror e mori nga Rusia./rel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark