Rusia ndërron komandantin e luftës, ushtrinë do ta udhëheq ky gjeneral – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rusia ndërron komandantin e luftës, ushtrinë do ta udhëheq ky gjeneral

    Insajderi
    09 April 2022 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar perëndimor ka konfirmuar se Rusia ka riorganizuar komandën e operacioneve të saj në Ukrainë, me gjeneralin e ri që ka pasur përvojë të gjerë në operacionet luftarake në Siri.

    Burimi tha për BBC se komandanti i distriktit ushtarak jugor të Rusisë, gjenerali Alexander Dvornikov, drejton pushtimin rus.

    “Ky komandant ka shumë përvojë në operacionet e operacioneve ruse në Siri.“tha burimi.

    Vendosja e re u bë në një përpjekje për të përmirësuar koordinimin midis njësive të ndryshme, pasi grupet ruse më parë ishin organizuar dhe komanduar veçmas, tha zyrtari.

    Rusia deri më tani ka luftuar për të arritur qëllimet e saj të luftës 45 ditë pas pushtimit, duke dështuar të kapë qytetet e ‘shenjestruara’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark