Rusia ndërton robotë për të prezantuar lajmet - Insajderi
×
Teknologji

Rusia ndërton robotë për të prezantuar lajmet

Insajderi
18 April 2019 - 18:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një robot me pamje njeriu i quajtur Alex, prezantoi lajmet dje në kanalin Rusia-24, një kanal shtetëror i Rusisë, shkruan Insajderi.

Prezantuesi me një fytyrë silikoni prezantoi disa përditësime të vendit, gjithashtu komentoi rreth çështjes për të cilën autoritetet lokale po hetonin një kandidat për kryebashkiak, i cili dyshohet se shkelmoi një mace të pastrehë.

Roboti televiziv me pamje njeriu u ndërtua nga Promoboti rus.

Deri më tani, kompania ka prodhuar më së shumti robotë të shërbimit të ekranit për bankat vendase.

Fytyra e tmerrshme e silikonit të Alex lëviz në sajë të 29 motorëve dhe është modeluar të duket si themeluesi i kompanisë Alexei Yuzhakov./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark