×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia në alarm, mbyll aeroportin e Kazanit, ukrainasit hedhin në erë depot e naftës në Rostov

    Insajderi
    28 August 2024 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia është vendosur në gjendje alarmi, duke anuluar fluturimet   herët këtë mëngjes në aeroportin e Kazanit, pjesë e republikës së Tatarstanit.

    Mbyllja e aeroportit u bë për arsye sigurie, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve, duke cituar agjencinë ruse të aviacionit civil Rosaviatsia.

    “Për të garantuar sigurinë e avionëve civilë asnjë fluturim nuk ulet apo ngrihet në aeroport nga ora 7 e mëngjesit”, njoftoi Rosaviatsia, sipas TASS.

    Përveç kësaj, autoritetet në Moskë janë të shqetësuara pasi dronët ukrainas hodhën në erë depot naftëmbajtëse në një objekt magazinimi të karburantit në rajonin e Rostovit, shkruan televizioni A2.

    Siç njoftohet nga kanalet ruse në Telegram, njësitë ruse të mbrojtjes kundërajrore shkatërruan katër dronë mbi Rostov, por nuk mundën të ndalnin në tërësi sulmin e Kievit, raporton A2 Televizion.

    Ministria ruse e Mbrojtjes dhe guvernatori i Rostovit, Vasily Golubov  njoftuan se sulmi me dronë ndodhi gjatë natës në një zonë magazinimi të hidrokarbureve.

    Kanali “Baza” në Telegram, që besohet të jetë i lidhur me shërbimet ruse të sigurisë, raportoi se tre çisterna të mëdha po digjeshin në një depo karburanti në rrethin Kamensky të Oblastit pasi dy dronë u rrëzuan në zonë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark